Vendosni fjalën kyçe....

Emisioni “Në shënjestër” publikon pamjet e fundit të Ervis Martinajt me Jeton Lamin në Durrës


Në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala është publikuar video e momenteve të fundit në të cilën është parë i kërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj.

Martinaj shfaqet mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit.

Në këto pamje ai dallohet teksa është në praninë e të dashurës së tij me të cilën kaloi mbrëmjen dhe efektivit të policisë, Jeton Lami i cili tashmë ndodhet i ndaluar nga grupi hetues, që po merret me zbardhjen e së vërtetës së zhdukjes së tij.

Lala ka dhënë detaje se Martinaj është parë të kalojë edhe pranë pallatit në Tiranë ku banon edhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Olsian Çela.

Lala ka publikuar për herë të parë videon e Ervis Martinaj ku nga data 5 gusht nuk dihet se ku ndodhet i kërkuari i drejtësisë.

Gjithashtu në Martinajt i është sekuestruar edhe një makinë e blinduar me të cilën besohet se ka lëvizur për herë të fundit.

Makina u gjend pranë një karburanti në rrugën Durrës-Kukës. Ndërkohë që nuk ka të dhëna të tjera se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjeti.