Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 2 ton naftë e dyshuar kontrabandë, pranga 47-vjecacrit në Tiranë (Video)


Një sasi prej dy tonelatash naftë kontrabandë është sekuestruar ditën e sotme në Tiranë.

Në pranga ka rënë 47-vjeçari me iniciale A.H. banues në Kashar, i cili akuzohet se shiste naftë kontrabandë.

Gjatë operacionit ‘Diesel 3’, personit në fjalë iu gjet në në mjediset e jashtme të banesës një depozitë metalike e mbushur më rreth 2 mijë litra naftë, që dyshohet se ishte kontrabandë.

Njoftimi

“Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme policore ndaj kësaj veprimtarie kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 3”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.”