“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është bërë si portal gjobash”-shkruan eksperti Hysni Gurra.
Herë pas here ky institucion nxjerr njoftime që qytetarët të mos hanë sallamin e kësaj firme apo vezët e një firme tjetër.
Ndërkohë eksperti Gurra thotë se AKU-ja është një institucion që duhet të parandalojë produktet të dalin në treg, ose që kur hyjnë në doganë ose në burim dhe jo të gjejë problematike në supermarkete.
“Kjo AKU-ja është bërë si portal gjobash.
Rri, rri dhe nxjerr lajme, mos hani këtë sallamin e kësaj firme, vezët e kësaj tjetrës, qumështin e kësaj
Ndërkohë AKU-ja është përgjegjëse qysh kur këto hyjnë në doganë, apo dalin nga fabrika. Pra, që ta kuptoni, AKU-ja është konceptuar të parandalojë gjënë në burim, jo në supermarket”-shkruan Gurra.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nxorri një njoftim ditën e sotme ku paralajmëronte qytetarët që të mos konsumonin sallamrat e një biznesi.
Gjithashtu AKU-ja bënte me dije se kishte marrë masat në operatorët e bizneseve ushqimore për identifikimin dhe bllokimin e produktit.