Vendosni fjalën kyçe....

Mediu pas daljes nga SPAK: Dhashë dëshmi për një çështje që është interes i prokurorisë


Ish-ministri i Mbrojtjes Mediu është përgjigjur shkurt pasi ka dalë nga SPAK, ku ishte për të dëshmuar lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Ai tha se kishte dëshmuar për një çështje në interes të SPAK-ut duke mos dhënë më shumë hollësi.

“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që ka dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK. Për një hetim që është interes i SPAK. Kaq mund të them se është pjesë e hetimit.” – tha Mediu.

Çështja në fjalë ka nisur pas kallëzimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ai ka kallëzuar disa zyrtare dhe ish-zyrtarë, përfshi ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami e dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, se e kanë kryer privatizimin e kompleksit në shkelje të ligjit. Po sot, para Mediut, Taulant Balla ishte në SPAK.