Vendosni fjalën kyçe....

Ndihma për personat me nevoja të veçanta/ Grida Duma: Me kaq para s’merr dot as frymë, mund ta përballoni ju


Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka ngritur zërin për ndihmën ekonomike të pamjaftueshme për qytetarët me nevoja të veçanta.

Gjatë mbledhjes, Duma iu drejtua zv.ministres për Çështjet Sociale duke thënë se një person me aftësi të kufizuara sot në Shqipëri merr 110 mijë lekë të vjetra ndihmë sociale dhe me rritjen që parashikohet të shkojë në 220 mijë lekë të vjetra, përsëri kjo është e pamjaftueshme.

“Një person me aftësi të kufizuara merr 110 mijë lekë të vjetra apo mesatarisht 220 mijë lekë të vjetra. Domethënë edhe i pamundur dhe mjeran, me 110 mijë lekë të vjetra nuk merr dot frymë jo të mbijetosh.

Duke marrë 110 mijë që mund të shkojmë në mesataren 20 apo 22 mijë lekë të reja pagesën e aftësisë së kufizuar juve gjykoni që bashkë me kujdesin jeton e merr shërbim në raport me shtrenjtësinë e jetës, me marrjen e shërbimeve në Shqipëri.

Pra me 22 mijë lekë të reja një njeri duhet dhe të jetojë dhe të marrë kujdes nga një person tjetër. A mendoni se pavarësisht amendimet ligjore ju ti keni kryer siç parashtruar?

Kjo 220 mijë është sot e mundshme sipas jush, si qytetar që jetojmë në Shqipëri të përballosh dhe kujdesin dhe jetesën. Ju bëj pyetjen se ju thoni janë 16 mijë jo 200 mijë.

Me çfarë shikoj nga raportet 1 biznes duke të punësojnë PAK! Nga 604 që kanë kërkuar në 2019, vetëm 1/7 ka hyrë në sistemin e ligjit.

Edhe pse ligji e kërkon por sipërmarrja nuk e ka bërë, a është rritur fondi i pagesave nga shoqëritë private të masave të gjobave prej 250 euro që duhen të paguajnë në muaj në rast se nuk punësohen një person me aftësi të kufizuar?

Pra kjo tregon që ka dështuar totalisht pas 7 vitesh nëse do flasim nga pozita e ekspertëve të cështjeve sociale. Pra nga pagat e mbi 70 anëtareve të 12 komisioneve që pretendojnë të punësojnë persona me aftësi të kufizuar vetëm 111 kjo është një dështim total.

Ajo që na shqetëson niveli minimal i pagesës është jashtë çdo kriteri qoftë ai 11 mijë lekë apo mesataren 25 mijë në muaj. Pra të gjitha këto pagesa mbeten të jenë në minimumet jetike. Pra ky individ që është person PAK kur s’ka mundësi të punësohet, me aftësinë e kufizuar nuk mund të punësohet as me kohë të pjesshme, edhe pse duhet ti mundësonim

Ju e përballoni si zv. Ministre e Çështjeve Sociale, e përballoni dot nga pikëpamja ekzekutive nisur nga kufizimet që ju keni dhe si zv.ministre? Qartësisht kur s’ke pushtet politik nuk mund të përballosh edhe pushtetin ekzekutiv fare.”- tha Duma.