Vendosni fjalën kyçe....

Një ekip në Shqipëri për sulmet kibernetike, zyrtari i NATO-s takohet me Peleshin: Shqipëria s’është vetëm


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është takuar sot me zëvendësndihmëssekretarn e përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai.

Ata diskutuan mbi situatën kibernetike në Shqipëri. Peleshi tha se hakerat iranianë nuk e arritën qëllimin e fshirjes dhe të shkatërrimit të të gjithë sistemeve tona të teknologjive të informacionit.

 “Sapo zhvilluam një takim i cili do të vazhdojë edhe pas kësaj konference, këtu në Ministrinë e Mbrojtjes, me përfaqësues edhe nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme, nga AKSHI, si dhe përfaqësia e përhershme e RSH-së në NATO me qëllim diskutimin në nivel politik dhe operacional teknik mbi situatën kibernetike në Shqipëri, rolin e NATO-s mbi këtë.

Ky ekip vjen në vendin tonë për të dhënë asistencë në lidhje me çështjen kibernetike, njohjen me situatën aktuale si dhe nevojat dhe mundësitë për adresimin e këtyre çështjeve në vazhdim. Pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së informacionit të shtetit shqiptar, tashmë të identifikuara për nga origjina, i menjëhershëm ka qenë reagimi i strukturave të vendit dhe në bashkëpunim me vendet aletate.

Ndonëse këto sulme kishin për qëllim shkatërrimin e plotë të sistemeve dhe platformave të shërbimeve shtetërore, ato arritën të cënojnë operacionalitetin e tyre për një kohë të shkurtër por nuk arritën qëllimin e fshirjes dhe të shkatërrimit të të gjithë sistemeve tona te teknologjive të informacionit.”– tha Peleshi.

Në fjalën e tij, Appathurai tha se Shqipëria nuk është i vetëm përballë këtij sulmi.

“Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATIO e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë dhe ky është mesazhi që sekretari i përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme, ne i kemi suportuar. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATOS-s.

Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Për sulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë.”- tha zyrtari i NATO-s.