Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: Deklaratat e Putin përshkallëzojnë luftën, mobilizimet ushtarake përpjekje e dëshpëruar


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin se nuk është blof paralajmërimi për përdorimin e armëve bërthamore.

“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike”, shkruan Olta Xhaçka.

Në një reagim në Tëitter, ministrja shprehet se Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.

Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, shkruan ajo.