Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Mbështesim të gjitha përpjekjet e integrimit, përfshirë Ballkanin e Hapur


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi mbështetjen e saj për “Ballkanin e Hapur”, pas një konference për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

 Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ambasadorja Kim u shpreh se mbështet të gjitha përpjekjet që kontribuojnë në procesin e integrimit në BE, përfshirë ‘Open Balkan’.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vete.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet.”- tha Kim.