Vendosni fjalën kyçe....

Balla-Berishës: Ti PS-së i ha ‘atë’, në këto 30 vite kemi dhënë ndihmë të dobishme vetëm për të mirën e Shqipërisë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla iu drejtua kreut të PD-së Berisha, duke i thënë se ‘PS-së i ha atë’ dhe s’e nuk i afrohet dot kurrë asaj.

Ai përsëriti paralajmërimin se Berisha mund të shpallet ‘non grata’ edhe nga BE-ja.

Po kështu ai e akuzoi kreun e PD-së si njeriun e ‘varkës së Enver Hoxhës’ dhe që furnizoi me naftë regjimin e Sllobodan Millosheviçit.

“Ky Partisë Socialiste i ha atë dhe PS-së ky njeriu nuk i afrohet dot kurrë. PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhëtuar Shqipërinë sa herë i është dhënë mundësia. Njeriu i varkës së Enver Hoxhës, që furnizoi me naftë makinerinë luftarake të Millosheviçit. Ky turpi i këtij parlamenti që vjen këtu 10 minuta, bën pis foltoren dhe ikën si i prekur. BE-ja ka marrë nismën për të mos lejuar të udhëtojnë drejt saj të gjithë atyre që janë të përfshirë në korrupsion.” – tha Balla.