Ministrja e Infrastrukturës Balluku tha se sulmi kibernetik i 15 korrikut ndaj Shqipërisë ka qenë i paprecedentë dhe i organizuar nga një shtet si Irani dhe jo nga adoleshentë që pupnojnë nga bodrumet.
Ajo theksoi se sulmi ka pasur si synim të shkatërrojë të gjithë bazën e të dhënave por ka dështuar.
Po kështu Balluku tha se sulmi ka qenë tejet i vështirë e për këtë arsye është kërkuar ndihma e ekspertëve nga vendet partnere.
“Është sulm i paprecedentë nga një shtet i huaj dhe jo nga ato sulmet që bëjnë adoleshentët nëpër bodrume. Sulmet kibernetike janë një realitet i ri në botën ku jetojmë. Ne nuk harxhojmë para për lobim. Ju keni kontakte për lobime, ju bëni sepse ne nuk kemi nevojë. Ne nuk kishim mundësinë të merreshim me një sulm kaq të masterizuar dhe iu drejtuam partnerëve. FBI erdhi këtu dhe na ndihmoi.” – tha Balluku.