Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja do vendosë sanksione të reja ndaj Moskës – Borrell


BE-ja ka rënë dakord të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë ‘sa më shpejt të jetë e mundur’ lidhur me planet për të mbajtur referendume në republikat e Donbass dhe rajonet e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë, tha të mërkurën shefi i politikës së jashtme të bllokut.

Duke folur pas një takimi urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së, Josep Borrell tha se blloku kishte marrë një vendim ‘politik’ për të vendosur sanksione të reja sektoriale dhe individuale ndaj Rusisë.

Ndërsa ai nuk sqaroi hollësitë e sanksioneve të reja, ai la të kuptohet se ato do të godasin ekonominë ruse, veçanërisht sektorin e teknologjisë, ndërkohë që BE-ja do vinte në listën e zezë një numër individësh.

Ai gjithashtu vuri në dukje se blloku do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë për sigurinë ‘për aq kohë sa duhet’. “Sot është e qartë se ne do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen tonë ushtarake dhe të vazhdojmë të ofrojmë armë për Ukrainën.” – shtoi ai.

Borrell komentoi gjithashtu zhvillimet e fundit në konfliktin e Ukrainës, duke akuzuar presidentin rus Putin se po përpiqet ‘të shkatërrojë Ukrainën’ dhe për organizimin e mobilizimit të pjesshëm për të mbështetur ato që ai i quajti referendume të paligjshme.