Vendosni fjalën kyçe....

Çifti fatlum në Angli gjen monedha ari nga koha e mbretit James I nën dërrasat e dyshemesë


Pikërisht poshtë dërrasave të dyshemesë dhe betonit të shtëpisë së tij në Ellerby, North Yorkshire, një çift me fat zhvarrosi një arkë të vogël, por të çmuar, ari të vjetër anglez që shkëlqente.

I gjetur 6 ose 8 centimetra nën tokë, gjatë një rikonstruksioni kuzhine thuhet se gjetja përbëhej nga një enë e vogël, jo më e madhe se një kanaçe ‘Coca Cola’, e mbushur deri në buzë me kursimet e fshehura të një çifti të dikurshëm. Pasuria përbëhej nga 260 monedha ari, që datojnë që nga mbreti James I deri në fund të mbretërimit të mbretit George.

Zbulimi fillestar u bë më 13 korrik 2019.

Sasia e monedhave të gjetura janë të barasvlefshme me rreth 100,000 stërlina në ditët e sotme ndërsa ato pritet të arrijnë të paktën 250,000 stërlina (rreth 286,000 dollarë) në ankand, më 7 tetor 2022.

Ndër ekzemplarët magjepsës, të metaleve të çmuar është një monedhë ari braziliane, e cila dikur qarkullonte në Angli në vitet 1720. Edhe pse çifti hoqi dorë nga pjesa tjetër e pasurisë, ata mbajtën monedhën braziliane për shkak të natyrës së saj jashtëzakonisht të rrallë.

Pasuria sipas dokumenteve i ka përkiturt dikur familjes Maister dhe u mbajt nga Joseph dhe Sarah Maister, të cilët u martuan në 1694, ndoshta familja më me ndikim tregtar në Hull nga fundi i shekullit të 16-të deri në shekullin e 18-të. Linja familjare u shua me vdekjen e Sarës në 1745, gjë që me sa duket është arsyeja pse pasuria nuk u gjet kurrë.

Pavarësisht se përfshin epokat e Commonwealth dhe Oliver Cromwell, asnjë monedhë nga këto kohë nuk ishte e pranishme, pasi ato u shpallën të jashtëligjshme pas restaurimit të monarkisë angleze me Mbretin Charles II në 1660.

Për fat të mirë për pronarët sot, sipas Aktit të Thesarit të vitit 1996, ata mund të mbajnë ‘pjesën e luanit’ të pasurisë së gjetur.