Vendosni fjalën kyçe....

Franca mund Austrinë merr fitoren e parë në Ligën e Kombeve


Franca ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Austrisë me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo fitore i largon “Gjelat” nga vendi i fundit i grupit, pozitë që dërgon në Ligën B

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse në të dytën i pamë dy sosh.

Fillimisht, Kylian Mbappe realizoi një gol të bukur me një solo depërtim në minutën e 56-të të ndeshjes.

Nëntë minuta më vonë, pas një krosimi të mirë të Griezmann, Giroud realizoi bukur me kokë.

Me këtë fitore, Franca tani ngjitet në vendin e tretë në tabelë me pesë pikë, një më shumë se Austria.