Vendosni fjalën kyçe....

Harris bën ‘sallatë fjalësh’: Investuam në bankat e komunitetit, sepse e dimë se bankat e komunitetit janë në komunitet (Video)


Zv.presidentja amerikane është ironizuar në rrjet pas një ‘sallate’ fjalësh gjatë një komunikimi lidhur me disa investime të administratës Biden.

Teksa po fliste për mënyrën sesi administrata Biden investoi miliarda dollarë në bankat e komunitetit ajo ‘ngeci’ të fjala komunitet duke nxitur reagimin.

Një video e bisedës së saj është virale në internet. Kamala Harris tha se qeveria e Biden kishte investuar një shumë shtesë prej 12 miliardë dollarësh në bankat e komunitetit, pasi ato janë në komunitet dhe i dinë e i kuptojnë nevojat dhe dëshirat e komunitetit së bashku me talentin dhe aftësinë e komunitetit.

“Ne investuam 12 miliardë dollarë shtesë në bankat e komunitetit, sepse e dimë se bankat e komunitetit janë në komunitet dhe kuptojmë nevojat dhe dëshirat e atij komuniteti, si dhe talentin dhe kapacitetin e komunitetit.” – tha Harris.