Kreu i PD-së Berisha tha sot se nuk ka asnjë fletëthirrje nga prokuroria lidhur me hetimet për privatizimin e ish-‘Kompleksit Partizani’.
Ai u pyet nga gazetarët jashtë Kuvendit nëse do shkonte në SPAK, duke u përgjigjur se do shkojë në prokurori sa herë të thirret.
Ndërsa e cilësoi një përpjekje mjerane të kryeministrit Rama për të mbuluar vjedhjet.
“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!.” – tha Berisha.