Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës është arrestuar nga pala greke një 26-vjeçar shqiptar, i cili rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar me një urdhër-arresti të autoriteteve gjermane pasi akuzohet për një grabitje në sasi të mëdha parash.
Shtetasi shqiptar është kapur nga policia kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me sektorin e verifikimit të pasaportave.
Shqiptari është ndaluar ditën e djeshme në mesditë.