Vendosni fjalën kyçe....

Meta përjashton çdo mundësi për koalicion me Ramën e Bashën: Njëri sharlatan kurse tjetri tradhtar që dogji mandatet


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Ish-presidenti tha se në rikthimin e tij në politikë ndihet i lirë, ndërsa Rama e cilësoi si sharlatan, kurse Bashës si një person që ka kryer tradhti ndaj atdheut me djegien e mandateve dhe me mospjesëmarrjen ne reformën ne drejtësi apo bojkotimin e zgjedhjeve vendore.

Ne emisionin “Top Story” në TCH, Meta u shpreh se Rama është peng i krimeve që ka bërë kundër interesave kombëtare.

Nëse Rama ka bërë ato poshtërsi që ka bërë, sepse ai e di se ku shkon ditën që nuk është në zyrë. E shikoni se çfarë letrash bën ai sharlatan! Unë e di si i ka letrat ai, sa të nxira i ka dhe bën ashtu si i marrë.

Basha i kapur peng bojkotoi reformën në drejtësi, dogji mandatet, që i kam thënë mos e bëj. Nuk hyri në zgjedhje, bëri gjithçka në funksion të këtij regjimi. Me Bashën është e mbaruar kjo, më Ramën është e mbyllur, i kam mbyllur me këta, nuk është personale. Rama ka bërë edhe poshtërsi ndaj meje më parë. Kjo është një çështje e përjashtuar. Me këta të dy është e përjashtuar bërja e koalicioneve.  Aq më tepër që flitet edhe për financim rus, që është më e rëndë.Unë jam aq i lirë, ai e di. Ndërsa ai është peng i krimeve që ka bërë kundër interesave kombëtare”-theksoi Meta.