Vendosni fjalën kyçe....

Meta shpërthen ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve: Fëlliqësira, të korruptuar nga Rama


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Top Story” ka sulmuar anëtarët e “Autoritetit të Dosjeve”.

Meta i ka quajtur “fëlliqësira” dhe “të korruptuar” nga Rama anëtarët e “Autoritetit” të cilët kanë nisur një proces për verifikimin figurës së tij duke dyshuar se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

“Duhet të dalin se çfarë fëlliqësirash që janë në autoritetin e Dosjeve. Epitetet janë në dorën time. Unë jam mësuar me shumë shpifje. U ka nxjerrë emrat njerëzve, pa bërë deklasifikimin. Kanë dalë emrat e personave që kanë qenë të përfshirë. Unë shkoj në ato 5 fëlliqësirash që i ka korruptuar Edi Rama për të kërkuar verifikimin e anonimatin. Unë po i shkoj tek Prokuroria e Edi Ramës, le të vijnë atje ata.

Ata ligjet që bëjnë vetë! Unë e kam thënë, aty ku t’i shijojë më mirë Edi Ramës. Kjo është toleranca më e madhe. Ti bën një ligj për të legjitimuar akuzat e 5 fëlliqësirave. Ata meritojnë vetëm një emër, 5 fëlliqësira. Ai është një institucion Kushtetues. Do duhet të zbatojnë ligjin, por kanë dhe dimensione humanitare”,-deklaroi Meta.