Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi-opozitës: Me verbërinë tuaj po bëni lojën e një fuqie të zezë, ka një skenar për të destabilizuar Shqipërinë


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u tha deputetëve të opozitës se me verbërinë e tyre politike po bëjnë lojën e një fuqie të zezë.

Teksa po fliste për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, shefi i mbrojtjes iu drejtua deputetëve të opozitës duke u thënë se ka një skenar për destabilizimin e Shqipërisë dhe thirrjet e krerëve të opozitës për protesta çojnë ujë pikërisht në këtë drejtim.

Po kështu Peleshi tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara në dixhitalizimin e shërbimeve.

“Ky është skenari. Në Shqipëri greva, protesta, rrëmujë e destabilizim, dhe mesa duket sulmi kibernetik me propozimet tuaja arrin qëllimet. Sulmet nuk janë lojëra kalamajsh, nuk janë sulme adoleshentësh. Nuk kanë ngjashmëri me ato në Kosovë dhe Maqedoni. Nëse nuk e shohim si një sulm më të fortë se sulmi fizik, nuk kemi bërë as hapin e parë drejt asaj që i duhet Shqipërisë për të qenë më e fortë. Destabilizim thoni ju. Ky është skenari. Me verbëri politikë po bëni lojën e një fuqie të zezë.

Nëse në Ukrainë kur u sulmua do të ngrihej gjithë parlamenti e t’i kërkonte llogari Zelensky-t pse nuk i ka mbyllur dyert dhe të krijonte një sistem imun, është e njëjta gjë. Ju i kërkoni llogari Shqipërisë që ka bërë shumë përparime në fushën dixhitale. Nuk ndodh të jesh 100% imun, në asnjë vend. Opozita nuk duhet t’i nxijë faqen vendit tonë, mos fyeni Shqipërinë, jo qeverinë. Po t’i referohemi raporteve ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet e para që ka dixitalizuar 95% të shërbimeve dhe me këtë vijnë edhe problematika.” – tha Peleshi.