Vendosni fjalën kyçe....

“Polici që shkaktoi aksidentin u rikthye në detyrë nga prokurori idiot KÇK”- Duma dhe Balla debatojnë për ngjarjen e Himarës


Në seancën e sotme plenare, deputetja demokrate Grida Duma, kujtoi ngjarjen tragjike të Himarës që ndodhi këtë verë, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga efektivi Arjan Tase.

“Kudo që është bregdeti shqiptar ka një mur betoni në rërë dhe një det si shkretëtirë. Bregdeti i Durrësit nuk ka jetë detare. Një 7 vjeçare në Potam humb jetën dhe ende sot ky parlament nuk ka mbajtur një minutë heshtje. I dënuar nuk duhet të jetë ai, pasi është bishti i një koke arrogance pushteti që i thur lavde duke bërë shoë, që i mori jetën një 7 vjeçarje në Potam. E dimë se çfarë do të thotë ajo tragjedi. Sa herë që flisni për Reformën në Drejtësi e kam parë veten duke mbrojtur ish-eksponentë të opozitës.

Pa drejtësi nuk ka zhvillim. Reforma në Drejtësi ishte me shtysën e madhe të ndërkombëtarëve. Pa ata ne nuk e kemi dot velën e lundrimit në direkun e duhur. E do logjika, ju jeni në pushtet ju keni tendera keni 10 vite. Ju përfitoni nga kërcënimi në drejtësi sepse ne kemi 10 vite në opozitë. Ju keni pushtetin dhe korruptoni. Ju merreni se ku e kemi ne etapën. Në vend që të jepni llogari na tregoni ne kush është blu e kush është e kuqe. Edhe me Bruksel lind duhet të ndjekim direktivat.”- tha Duma.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, iu kundërpërgjigj deputetes Duma duke thënë se efektivi i policisë që shkaktoi ngjarjen e Himarës ishte përjashtuar nga radhët e policisë, por ishte “një prokuror KÇK-je” që e riktheu atë sërish në detyrë.

“Meqë jemi në një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë detare, po i kthej një përgjigje edhe Grida Dumës. Asnjë në këtë sallë të paktën nuk e ka harruar tragjedinë e Potamit. Për çdo qytetar shqiptare, nuk ishte aksidenti por kush e kreu atë aksident. Nuk e kreu një pushues i zakonshëm por një punonjës policie. Natyrshëm për atë lloj tragjedia as edhe sot unë personalisht nuk gjen dot fjalë të japin ngushëllim. Një element nga ajo tragjedi duhet të risillet në vëmendje sot dhe që të bëjë me një fakt që ky personi se kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e policisë së shtetit e kishin përjashtuar dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK-së, e riktheu në polici të shtetit.

Prandaj unë mendoj se kur flasim kur marrim për sipër edhe gjyqtarin edhe prokurorin edhe gazetarin duhet t’i marrim faktet një për një. Këtu duhet të kuptojmë sa e rëndësishme ishte Reforma në Drejtësi. Që një idiot që flaket nga policia e Shtetit, gjen një idiot tjetër dhe rikthehet në polici. Këtu biem të gjithë dakord që vazhdojmë ta mbështesim reformë në drejtësi me qëllim që të godasim sa më shumë individë brenda sistemit të drejtësisë. Atë prokuror që ka rikthyer atë individin, e ka fshirë vettingu. Kjo është gjë e mirë.”– tha Balla.

Por deputetja Grida Duma ka replikuar përsëri me Ballën, duke i thënë se kështu do ta kalojë përgjegjësinë, duke ua veshur të tjerëve.

 “The se të gjithë kanë reaguar keq veç familjarëve, në fakt atë që bëni vetë ju ia vishni të tjerëve. Është e udhës t’u them se nuk kam bërë asnjë reagim politik për rastin, se e di shumë mirë në ç’nivele të shëmtuara ka arritur prestigji i politikës, sa e di që duhet të përmbahem personalisht edhe kur dua të reagoj për një dhimbje që të gjithë e ndiejmë në fakt.

Ju pyes ju, mirë ky ishte idioti që e vunë një prokuror që kur vjen puna te gabimet ju rrëshqet dhe ia vishni dikujt, ju kujtoni se do i kaloni përgjegjësisë duhe thënë se ne jemi shumë të këqinj, dhe meqë e pranojmë se jemi idiotë, na pranoni si idiotë?! Këtë po u thoni shqiptarëve? Po njeriu që filmonte këtë idiotin? Se ishin dy policë që po filmonin njëri-tjetrin? Çfarë ishin këta?”– tha Duma.