Një banesë është përfshirë nga flakët sot në kryeqytet, ku si pasojë ka humbur jetën një zonjë e moshuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Celo Sinani” në Tiranë, ku banesa e 80-vjeçares me inicialet V.M. u përfshi nga flakët.
E moshuara mbeti e asfiksuar dhe për pasojë humbi jetën.
“Më datë 22.09.2022, në rrugën ‘Celo Sinani’, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.