Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i FBI-së dhe CISA-s: Hakerat iranianë kanë pasur akses në portalet qeveritare shqiptare prej 14 muajsh


Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku japin detaje për sulmet kibernetike kundër Shqipërisë.

Sipas kësaj deklarate, hakerët iranianë kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve shqiptare afërsisht 14 muaj përpara se të fillonte sulmin kibernetik. Hakerët iranianë thuhet se kanë mbajtur akses të vazhdueshëm në faqet shqiptare përafërsisht një vit dhe kishin mundësi të shfrytëzonin periodikisht të dhënat e qeverisë.

“Në korrik 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë – të identifikuar si ‘Homeland Justice’ nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër Qeverisë së Shqipërisë, i cili i bëri faqet e internetit dhe shërbimet të padisponueshme. Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjetin e viktimës (qeverisë shqiptare) afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomware dhe një malware për fshirjen e diskut. Aktorët mbajtën akses të vazhdueshëm në rrjet për afërsisht një vit, duke aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.”- thuhet në deklaratë.

Raporti thotë se midis majit dhe qershorit 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë kryen lëvizje anësore, zbulimin e rrjetit dhe marrjen e kredencialeve nga rrjetet e qeverisë shqiptare. Në korrik 2022, aktorët lansuan ransomëare në rrjete, duke lënë një mesazh për muxhaedinët që Shqipëria ka strehuar në Durrës.

Në qershor 2022, Homeland Justice krijoi një faqe interneti dhe profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe anti-MEK. Më 18 korrik 2022, Homeland Justice pranoi sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare shqiptare. Më 23 korrik 2022, HomeLand Justice postoi video të sulmit kibernetik në faqen e tyre të internetit.

Nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit 2022, llogaritë e mediave sociale të lidhura me Homeland Justice filluan të publikonin të dhënat e qytetarëve dhe qeverisë shqiptare online. Në shtator 2022, hakerat iranianë nisën një tjetër sulm kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë. Këto të fundit ka të ngjarë të jenë bërë si hakmarrje për atribuimin publik të sulmeve kibernetike në korrik dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Iranit.

*Kliko këtu për raportin origjinal