Ministrja Spiropali iu përgjigj kreut të PD-së Berisha duke e quajtur qesharake thirrjen e tij drejtuar qytetarëve për grevë të përgjithshme.
Ajo i tha Berishës se bashkë me kreun e Partisë së Lirisë kanë vetëm hallin e tyre dhe jo të shqiptarëve.
Spiropali e ironizoi Metën duke thënë se mezi priste të dilte nga zyra për të dekoruar ndonjë restorant mishi
“Historia nuk përsëritet dy herë njësoj, njëherë vjen si tragjedi e njëherë si komedi që kjo që thatë është për të qeshur. Publiku është i detyruar të dëgjojë çdo ditë të vitit të dëgjojë këtë batare të një njeriu që flet vetëm për hallet e veta. Opozita është e marrë peng nga dy persona, njësoj si ata që merren peng nëpër banka.” – tha Spiropali.