Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër rast dhune ndaj kafshëve, e reja në Tiranë filmohet duke masakruar kotelen (Video)


Një tjetër rast ndaj dhunës së kafshëve është shfaqur në zinxhirin e njëpasnjëshëm të rasteve që edhe janë dënuar nga autoritetet.

Rasti i fundit ka ndodhur vetëm një ditë më parë në Tiranë, ku kamerat e sigurisë së një pallati të ndodhur në “Stacionin e Trenit” kanë filmuar një vajzë e cila si fillim përkëdhel dhe më pas dhunon më një kotele të vogël në shkallët e pallatit.

Videoja u bë menjëherë virale pas publikimit në faqet e kafshëdashësve nga ku kërkohet edhe denoncimi pranë adresës zyrtare të Policisë së Shtetit , dhe reagimi qytetar është i madh.