Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Erjon Xhenjes në Shkodër, policia shpall në kërkim Bajram Çekorjan si autor të dyshuar


Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Bajram Çekorjan si të dyshuar për vrasjen e 19 vjeçarit Erjon Xhenja. policia nuk ka prova deri me tani për autorin, por nga burime në rrugë operative pohuan se ka dyshime se autor është Bajram Çekorja.

Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë të implikuar në vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje. Dy personat e tjerë, njëri mendohet se ka qenë në motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.

Bajram Çekorja është djali i Ismet Çekorjas i cili u vra më 2 shtator.

Erjon Xhenje u vra mbrëmjen e 19 shtatorit në Shkodër teksa ishte duke qëndruar në një lokal të qytetit.

Vrasja e Erjon Xhenjes është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior.

Bajram Çekorja është një nga të akuzuarit kryesor për atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur më 25 gusht. Bajram Çekorja është shpallur në kërkim, së bashku me Tonato Fusha, 20-vjeç djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fushës.

Erjon Xhenje, është djali i xhaxhait të 19-vjeçarit, Sehar Xhenje, me lidhje shoqërore me Asmer Bilalin, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkëlzen Xhenja, 29-vjeç.

Vrasja e Erjon Xhenjas

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:10, pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’. Erjon Xhenja ishte duke pirë kafe, ndërsa u qëllua nga autorët që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Atentati mendohet se është kryer nga dy persona që ishin të maskuar dhe lëviznin me motoçikletë. Njëri ka qëlluar nga distancë e afërt me 8 plumba pistolete. 5 plumba prekën trupin e të riut. Rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen ‘Guerile’ është gjetur duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve.

Hetuesit shpresojnë që autorët të kenë lënë gjurmë tek arma e përdorur në krim. Në lokalin ku ndodhi ngjarja janë sekuestruar 5 kamera sigurie.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më datë 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje.
Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi B. Ç., më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Xh., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.
Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Po punohet për kapjen e shtetasit B. Ç., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”,-njofton policia.