Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht të atin.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale G.M. i cili akuzohet se në banesë ka dhunuar të atin 68-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Kala të Dodës.
Njoftimi
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Kala e Dodës, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 68- vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”