Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për financimet e pretenduara ruse: Edhe sot i them Lul Bashës, mos kujto se mbyllet ky problem


Kreu i PD-së Berisha i është kthyer sërish çështjes së financimit të pretenduar rus të PD-së në vitin 2017, një lajm i publikuar nga Zëri i Amerikës pak ditë më parë.

Ai tha se ish-kreu i PD-së Basha nuk duhet ‘ta flejë mendjen’ lidhur me këtë gjë po do japë llogari.

Berisha pohoi se auditi i brendshëm i PD-së lidhur me çështjen në fjalë do nisë shumë shpejt.

“Mos harroni deklaratën që bëri dje se ai e dinte që paratë e Lulzim Bashës ishin ruse. Po nëse e dije si ndërhyre në gjykatë ti për ta nxjerrë të pafajshëm? Nga kush e mori urdhrin ky? Edhe sot i them Lul Bashës. Mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh dhe t’u thuash shqiptarëve që tani që ka një raport me të dhëna konkrete, mos mendoni se kalohet me mbrojtjen që i bën Edi Rama. Auditi do të fillojë shpejt punën. Ata kanë marrë çdo gjë me vete. Kanë shkulur gjithçka, edhe hard disqet e kompjuterave. Ajo çfarë kam unë dëshmi dhe dokument është se nga hetimi i prokurorisë dhe dëshmitë që ka dhënë Ristani dhe Ilir Dervishi del se asnjë qindarkë nga këto para nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë nga arka e PD-së. Në këtë kontekst unë e quaj me të drejtë një veprim të papërgjegjshëm personal të Bashës. Hetimin tjetër e bllokoi Edi Rama.” – tha Berisha.