Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohej për zjarrvëvënie, policia i gjen edhe një automatik


Policia ka arrestuar shtetasin N.S në Vlorë, i cili dyshohet të ketë vënë zjarrin në disa toka bujqësore.

Gjatë arrestimit të tij, “piromanit” i është gjetur edhe një armë zjarri “automatik” me fishekë gati për qitje.

Ndërkohë sa i përket zjarrvënieve në Vlorë, policia ka proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me fishek në fole.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri”-njofton policia.