Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kërkesën e OSHEE dhe KESH për rritjen e çmimit të energjisë.
Nga 1 Tetori deri në fund të dhjetorit çmimi i energjisë mbi fashën 800 kë/h do jetë 42 lekë/kwh
“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jete 42 lekë për kë/h për konsumin familjar mbi 800 kw/h në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike.
Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e çdo klienti familjar nga çdo keq faturim i mundshëm. Për gjithë sa më sipër, kërkojmë miratimin e çmimit 42 lekë për kw/h orë për konsumin mbi 800 kw/h”, tha më herët në mbledhje përfaqësuesi i FSHU.