Vendosni fjalën kyçe....

Kraja: SPAK është konsoliduar, kemi në duar hetime shumë të rëndësishme

Kreu i SPAK-t Arben Kraja ka thënë sot se institucioni që drejton ka nëpër duar shumë hetime të rëndësishme për pastrimin eparave e korrupsionin dhe se tani është koha për të ecur para.

Ai e bëri deklaratën gjatë një tryeze me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Kraja tha gjithashtu se Shqipëria është një fazë të rëndësishme që ka të bëjë me integrimin dhe në vijim do kërkohet produkt.

“SPAK është tani e konsoliduar si strukturë dhe është në një fazë delikate që të kapërcejë problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm. Situata është që të gjithë janë tepër intensivë dhe aktivë në ushtrimin e detyrës. Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim për pastrimin e parave, korrupsionin dhe tani është momenti të ecim përpara. Niveli që kemi arritur në bashkëpunim është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore që kryejnë hetime me vendet e BE-së.” – tha Kraja.