Vendosni fjalën kyçe....

Nxënës e prindër kritika mësueses transgjinore në Kanada, bordi i shkollës e mbështet: E lirë të shprehë identitetin gjinor (Video)


Një mësuese transgjinore në Kanada është bërë virale në rrjetet sociale pasi nxënësit e filmuan atë gjatë orës së mësimit, duke e zbuluar të veshur me gjoks falso nën veshje të ngushta.

Bordi i shkollës e ka mbrojtur mësuesen nga prindërit e zemëruar, duke argumentuar se ajo është e lirë të shprehë identitetin e saj gjinor siç e sheh të arsyeshme.

Kayla Lemieux, e cila u identifikua si Steven Hanna në fillim të këtij viti, është mësuese e teknologjisë së prodhimit në shkollën e mesme Oakville-Trafalgar në Ontario, Kanada.

Pas shndërrimit të saj, ajo filloi të merrte kritika nga nxënësit dhe prindërit për pamjen e saj, pasi kishte veshur gjoks sintetik të rremë që mbulonte pothuajse plotësisht të gjithë kraharorin dhe barkun e saj.

Bordi i shkollës së distriktit Heltan tha se respektonte të drejtën e Lemieux për të shprehur identitetin e saj gjinor dhe se nuk do ta diskutonte më këtë çështje pasi ishte një ‘çështje personale’.

Bordi shtoi se kritikimi i pamjes së mësueses ose ndërhyrja në ‘shprehjen e identitetit të saj gjinor’ do ishte shkelje e Kodit të të Drejtave të Njeriut të Ontarios.

Disa prindër i kanë thënë ‘Toronto Sun’ se nuk e kanë problem që Lemieux të dalë si një grua trans, por këmbëngulin se protezat e mësueses po shkonin ‘përtej normales’. Të tjerë kanë theksuar se çështja nuk ka të bëjë me shprehjen gjinore, por faktin se pamja e mësueses është thjesht ‘joprofesionale’.

Bordi i shkollës tani ka thënë se do zhvillojë një ‘plan sigurie’ për mësuesen për të siguruar që të drejtat e saj gjinore të mbrohen dhe se ajo mund të vazhdojë të punojë me fëmijët. Plani do synonte gjithashtu të mbronte mësuesen mes frikës se protestuesit mund të paraqiteshin në shkollë për të kundërshtuar vendimin e bordit për ta mbajtur atë si pjesë të stafit.