Prokuroria e Tiranës ka dalë me një deklaratë për rastin e arrestimit në krye të detyrës së mjekut të të Spitalit të Traumës.
Prokuroria thotë se nga operacioni është arrestuar mjeku reanimator si dhe është shoqëruar një mjeke tjetër dhe një infermiere, të cilët akuzohet se merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerëve.
“Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.
Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm Fitim Marku, me profesion mjek reanimator; K.B., me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni”-njofton prokuroria.