Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqiptarët dynden drejt Anglisë se del një thashethem se ofrohen mundësi, nuk janë të gjithë nga Shqipëria


Kryeministri Edi Rama në një intervistë radiofonike për emisionin “Pjesa tjetër është politikë” u pyet edhe mbi dyndjet e shqiptarëve drejt Anglisë.

Rama tha se shqiptarët janë udhëhequr nga një thashethem se atje ka ofrohen mundësi.

Sipas tij e njëjta gjë ndodhi edhe me Gjermaninë më pas dhe me Francën.

“Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithëse jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njerëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqiptarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia. Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuan më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për tu kuptuar, por pavarësisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulëzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.

Del një thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne”-deklaroi Rama.