Vendosni fjalën kyçe....

“Shkolla është e jona, s’na e merrni dot. Anuloni vendimin” – Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif Ersoy’ protestë


Nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif Ersoy’ kanë zhvilluar sot një protestë pas vendimit të djeshëm të qeverisë Rama për mbylljen e të gjitha shkollave të këtij institucioni.

Nxënësit mbanin në duar pankarta ndërsa kërkuan anulimin e vendimit të papritur.

Një prej nxënëseve tha se qeveria krenohet me medaljet e marra nga nxënësit e këtij kolegji ndërsa me një vendim absurd po hedh poshtë investimin e sakrificat e tre viteve.

“Shkolla është e jona dhe ju nuk mund të na e merrni. Anulojeni mbylljen e ‘Mehmet Akif’.” – tha një nxënëse e kolegjit në një deklaratë për mediat.

Vendimi për mbylljen e institucionit arsimor ‘Mehmet Akif Ersoy’ u mor në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Vendimi përcaktonte kushtet e procedurat që duhet të ndiqte institucioni ndërsa shkaqet e vendimit janë dhënë sot nga ministrja e Arsimit, Kushi.

Sipas saj institucioni arsimor ka nisur procesin mësimor 2022/2023 në mjedise e vendodhje të tjera të pamiratuara nga ministria, nuk kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana e ministrisë është kryer dy herë verifikimi i tyre.