Vendosni fjalën kyçe....

U rrëzua një ditë më parë në Kuvend, shorti zgjedh sërish Arta Mandron si anëtare të KLP-së


Shorti ka përzgjedhur Arta Mandron si anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pasi PS-ja e PD-ja nuk gjetën dot dakordësinë për asnjë nga katër kandidatët për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendimi është marrë përmes shortit.

Pasi deputeti i PD-së Bardhi tërhoqi goglën, në të doli emri i Arta Mandros. Kandidatura e saj do i kalojë për miratim Kuvendit ku Mandro do zgjidhet edhe nëse nuk merr 84 votat e nevojshme.

Në garë për një vend në KLP ishin Mandro, Florian Bjankum, Julian Bylykbashi e Kreshnik Myftari. Një ditë më herët, Kuvendi rrëzoi emrin e Arta Mandros, pasi ajo mori vetëm 71 nga 84 votat e nevojshme.