Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimet te Trauma/ Vasili: Drejtësia me regji bën “luftë” me mjekët e kotecet, “dashuri” me inceneratorët



Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimet e djeshme të mjekëve në Spitalin e Traumës, të akuzuar për ryshfet.

Vasili i konsideron këto arrestime si drejtësi me regji.

“Ryshfeti është i papranueshëm nga kushdo, por kjo përpjekja qesharake e Drejtësisë me regji për ta paraqitur si sukses të paparë është vërtet një banalitet vulgar vetëm për qëllime propagandistike të qeverisë.”- shprehet ai në një postim në “Facebook”.

Vasili thotë se të njëjtat përpjekje që bëhen për mjekët dhe qytetarët e thjeshtë, nuk bëhen për arrestimin e përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, ku sipas tij këtu drejtësia bën sikur harorn.

“Operacione gjiganteske, të planifikuara, të menduara, të stërholluara, të koordinuara, me policë me maska dhe për çfarë; për arrestimin e mjekëve dhe të të moshuarës për kotecin e pulave.

Ndërsa për inceneratorët ku janë vjedhur qindra milionë euro Drejtësia me regji ‘harron, hutohet, ngatërrohet, nuk kujtohet, pengohet me këmbët e saj dhe në fund nuk i arreston dot hajdutët e qeverisë’.”– shton ai.

Një ditë më parë, pas një operacioni policor u arrestua mjeku reanimator si dhe u shoqëruan një mjeke tjetër dhe një infermiere, të cilët akuzohet se merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerëve.

KOMENTI I VASILIT

Drejtësia me regji “lufte” me mjekët e kotecet, dhe “dashuri” me inceneratorët e shtesat e kateve!

Ryshfeti është i papranueshëm nga kushdo, por kjo përpjekja qesharake e Drejtësisë me regji për ta paraqitur si sukses të paparë është vërtet një banalitet vulgar vetëm për qëllime propagandistike të qeverisë.

Drejtësia me regji dhe shteti policor janë në një “luftë” madhështore me mjekët e keqpaguar dhe nën presionin e madh të punës së përditshme, me ata mjekë, që përballuan Covidin dhe që përballen me mijëra të sëmurë e familjarë, që nuk i paguan as sa Kosova.

Operacione gjiganteske, të planifikuara, të menduara, të stërholluara, të koordinuara, me policë me maska dhe për çfarë; për arrestimin e mjekëve dhe të të moshuarës për kotecin e pulave.

Ndërsa për inceneratorët ku janë vjedhur qindra milionë euro Drejtësia me regji “harron, hutohet, ngatërrohet, nuk kujtohet, pengohet me këmbët e saj dhe në fund nuk i arreston dot hajdutët e qeverisë.

Drejtësia me regji dhe shteti policor vetëm habitet, çuditet dhe tromakset kur sheh qindra kate e kulla pa leje, por edhe këta nuk i arreston dot por bën gati VKM- ra që t’i amnistojnë.

Drejtësia me regji prap hutohet, harron, nuk kujtohet përballë AKSH-it, që ka përpirë mbi 200 milion euro dhe nuk mbron dot të dhënat individuale dhe shtetërore.

Drejtësia me regji i “harron” tenderat me 99.9% të çmimit, tenderat sekretë, por “harron” edhe rrugët e florinjta me dhjetë fish të çmimit, por “harron” fare fare edhe koncesionet etj etj hajdutërira.

Ky është palaçollëku i drejtësisë me regji dhe shtetit policor të dashuruar me hajdutët qindra milion eurosh dhe të “egërsuar” pa fund për kotecin, pllakat pa leje të ëc së apartamentit dhe lekurinat e mjekëve.