Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD-së Sali Berisha është rikthyer pas në kohë në vitet ’90 kur u bë pjesë e politikës dhe ka treguar se çfarë do kishte bërë ndryshe.
Berisha tha se një nga gjërat që do kishte bërë ndryshe është ligjin 7051 për tokën. Ai shtoi se disa reforma mund të ishin ridimensionuar.
“Nga 90-ta deri sot, shumë gjëra do kisha bërë ndryshe. Një nga ato që do kisha bërë ndryshe është ligji për tokën. Ndoshta në votimin e parë mund të ishte ai variant, por më vonë, ndërhyrje të tjera do i jepnin ose do të bënin drejtësi për pronën. Padiskutim që në tërësinë e reformave, disa prej tyre mund të ishin rimenduar më shumë.
Gjithnjë kam qeverisur me atë që thotë Regan se; qeveria është problemi. Kjo ide e Reganit për çdo qeveritar është kujtesë e çmuar, për gabimet që ai mund të bëjë dhe pasojat e gabimeve gjatë qeverisjes së tij.”– tha Berisha.