Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili po zhvillon një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij, njoftoi se ditën e hënë publikohet udhëzimi për primaret.
“Ditën e hënë, Këshilli Kombëtar i PD miraton udhëzimin për zgjedhjet sipas primareve. Pra, primaret për kryetarët e bashkive do kenë kuadrin ligjor të gatshëm ditën e hënë. Kjo është një ngjarje e madhe për PD-në, sepse përmes primareve, shtrijmë pluralitetin drejt partisë.”– tha Berisha.
Ai foli dhe për hapjen e partisë, duke thënë se po punohet me intensitet në këtë drejtim.
“Hapja e partisë është një kusht themelor. Po punohet me intensitet. Edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike për hapjen e partisë, pasi do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata që kanë projektin, formimin dhe reputacionin për t’u votuar si qytetarë të parë.
Krahas kësaj, po krijohen departamentet ku po angazhohen intelektualë të shquar dhe ekspertë të mirënjohur. Hapja ka nisur dhe do realizohet si kusht për fitoren e PD-së.”– u shpreh ish-kryeministri.