Vendosni fjalën kyçe....

Britania zhytet më thellë në borxhe


Interesi i borxhit të pagueshëm të qeverisë britanike është rritur në nivelin më të lartë rekord, raportoi këtë javë Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Interesi i pagueshëm ishte 8.2 miliardë stërlina (9.25 miliardë dollarë) muajin e kaluar, që është 1.5 miliardë stërlina (1.7 miliardë dollarë) më shumë se në gusht 2021 dhe shifra më e lartë për muajin që nga fillimi i regjistrimeve në prill 1997, tha ONS, duke shtuar se luhatshmëria e interesit të pagueshëm është shkaktuar kryesisht nga normat e inflacionit.

Inflacioni vjetor në Mnretërinë e Bashkuar arriti në 9.4% në qershor, norma më e lartë në 40 vjet, por u tërhoq në 8.6% në gusht.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mori hua gati dy herë më shumë se sa pritej në gusht, 11.8 miliardë stërlina (13.3 miliardë dollarë) në vend të 6 miliardë stërlinave (6.7 miliardë dollarë) të parashikuara nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit, pasi sektori publik shpenzoi më shumë se sa merrte në taksa dhe të ardhura të tjera, shpjegoi ONS.

Borxhi neto i sektorit publik, duke përjashtuar bankat e sektorit publik, përfaqësonte afërsisht 96.6% të PBB-së, që ishte një rritje prej 1.9% e PBB-së krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas ONS.

Tregjet janë të shqetësuara se paketa e masave mbështetëse për familjet dhe bizneset e shpallur nga kryeministrja Liz Truss do shtyjë huamarrjen më të lartë dhe do çojë në rritjen agresive të normave të interesit nga Banka e Anglisë.

Në shtator, stërlina britanike reagoi ndaj paqëndrueshmërisë ekonomike në vend duke u zhytur në nivelin më të ulët ndaj dollarit amerikan që nga viti 1985.