Vendosni fjalën kyçe....

Departamenti i Drejtësisë në SHBA kryen hetime të gjera penale që synojnë sfiduesit e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale 2020


Një fletëthirrje e jurisë së madhe, një nga dhjetëra të dorëzuara javët e fundit, tregon se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së (DOJ) po kryen një hetim penal mbi aktivitetet që vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke përfshirë caktimet e listave alternative të zgjedhësve dhe kundërshtimin e vërtetësisë së rezultateve të zgjedhjeve.

Fletëthirrja e datës 6 shtator, urdhëron marrësit të dëshmojnë para një jurie të madhe federale në Uashington.

Ata gjithashtu duhet të paraqesin të gjitha komunikimet në lidhje me sfidat paszgjedhore, duke përfshirë teoritë e mashtrimit zgjedhor, nëse zëvendëspresidenti i atëhershëm Mike Pence kishte autoritetin për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ‘çdo strategji apo mundësi për të siguruar certifikimin e Donald J. Trump si fitues i Zgjedhjeve Presidenciale 2020’.

Lëshimi i gjerë i fletëthirrjeve sugjeron se DD-ja po shton hetimet e përqendruara te ish-presidenti dhe aleatët e tij vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve afatmesme.

Departamenti i Drejtësisë sipas thirrjes, është i interesuar për dokumente dhe komunikime me një sërë këshilltarësh të lartë të Trump, zyrtarë zgjedhorë shtetërorë, zyrtarë lokalë dhe dhjetëra individë të tjerë në shtatë shtete të kontestuara ku Trump dhe mbështetësit kanë hedhur dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve. Një linjë hetimi lidhet me Save America PAC, kanali kryesor politik i mbledhjes së fondeve i përdorur nga Trump dhe i krijuar menjëherë pas zgjedhjeve.

Së bashku me hetimin në vazhdim për keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago dhe hetimin e një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve mbi shkeljen e Kapitolit të 6 janarit 2021, hetimi i DD-së për përpjekjet për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të 2020 duket të jetë duke pasur një efekt goditës te aleatët dhe mbështetësit e Trump.

E gjithë fushata e Trump në shënjestër

Bruce Marks, një ish-senator dhe avokat republikan i shtetit të Pensilvanisë, i cili përfaqësoi fushatën e Trump në 2016, e përshkroi thirrjen si ‘të papërshtatshme’.

“Duket sikur ata po hetojnë të gjithë fushatën e Trump.” – tha Marks, i përmendur gjithashtu në thirrjen për Epoch Times.

“Është një sulm hakmarrës, i motivuar politikisht.” – tha ai.

“Ajo që ata po bëjnë është të thërrasin njerëz që nuk kanë burime për të luftuar këto thirrje, dhe ata po e përdorin këtë si një mënyrë të prapambetur për të marrë komunikimet e fushatës, dhe është e gabuar.”

Marks pohoi se fushata e Trump po ndiqte të njëjtën mënyrë që u zhvilluan në zgjedhjet presidenciale të vitit 1960, kur guvernatori i Hawait certifikoi zgjedhësit për republikanin Richard Nixon ndërsa zgjedhësit demokratë hodhën votat për demokratin John F. Kennedy, fituesin përfundimtar pas një rinumërimi të mëvonshëm që vendosi që Kennedy kishte siguruar më shumë vota në shtet.

Marks, i cili udhëhoqi sfidën e integritetit zgjedhor në vitin 2020 në shtetin e tij, këmbënguli se ‘nuk ka asnjë bazë për të menduar se unë kam qenë i përfshirë në ndonjë gjë që ishte e gabuar’.

“Unë jam një nga të paktët njerëz që në të vërtetë kam provuar mashtrime zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.” – tha ai.

Në vitin 1993, Marks në atë kohë 36-vjeçar fillimisht dukej se kishte humbur një garë për Senatin e Pensilvanisë, por doli si fitues pasi një gjykatës federal zbuloi se kundërshtari i tij, Ëilliam G. Stinson, ishte përfshirë në mashtrime zgjedhore nëpërmjet ‘votave të shumta të marra në mënyrë të paligjshme me fletëvotimet në mungesë’.

Një varg konfiskimesh telefonike nga avokatët e Trump dhe deputeti Scott Perry (R-Pa.) nga FBI kanë qenë gjithashtu shqetësuese, tha Marks.

Zyrtarët në Departamentin e Drejtësisë nuk iu përgjigjën në kohën e shtypit një kërkese të The Epoch Times për koment.