Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta piktori Sali Shijaku


Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare piktori i njohur Sali Shijaku.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije për publikun djali i tij Orges Shijaku përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me Hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jetë të babait tonë Piktorit të Popullit Nderit të Kombit Shqiptar Sali Shijaku . I Lehtë të qoftë dheu. I kushtove gjithë jetën Artit dhe Shqipërisë.”– shkroi ai.

Sali Shijaku ka lindur në Tiranë, më 12 mars të vitit 1933, në një familje të vjetër tregtare tiranase. Piktori ka qenë student i mjeshtrit të madh prof. Boris Vladimiroviç Joganson, në Shën Petërburg, kur ai studioi në ish-Bashkimin Sovjetik. Ai e filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ’60. Shijaku bënte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës.

Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.