Vendosni fjalën kyçe....

Putini nuk po bën blof për armët bërthamore – Borrell


Shefi i dpilomacisë i BE-së Josep Borrell i tha BBC-së të shtunën se ai beson se presidenti rus Putin mund të përdorë armë bërthamore nëse forcat e Moskës ‘shtyhen në qoshe’. Borrell bëri thirrje për një marrëveshje paqeje.

Konflikti në Ukrainë ka arritur në një ‘moment të rrezikshëm’”, i tha diplomati transmetuesit britanik. “Është një moment i rrezikshëm sepse ushtria ruse është shtyrë në qoshe dhe reagimi i Putinit, kërcënimi me përdorimin e armëve bërthamore, është shumë i keq.”

Pretendimi i Borrelit se ushtria ruse është vënë në qoshe, ka të ngjarë të bazohet në faktin se Ukraina arriti të kapte një sipërfaqe të madhe toke në rajonin e Kharkovit në fillim të këtij muaji.

Në vazhdën e ofensivës ukrainase, Putin njoftoi të mërkurën një mobilizim të pjesshëm të rreth 300,000 trupave, një numër që ministri i Mbrojtjes Sergey Shoigu tha se përbën 1% të potencialit të plotë të mobilizimit të vendit.

Putin paralajmëroi gjithashtu se Rusia do mbrojë territorin e saj, mundësisht duke përfshirë republikat e Donbasit të Donetsk dhe Lugansk, si dhe rajonet e Zaporozhyes dhe Khersonit pas referendumeve të kësaj jave, me ‘të gjitha mjetet në dispozicion’, duke përfshirë ‘armë të ndryshme shkatërrimi’.

“Unë nuk po bëj blof” – shtoi lideri rus.

“Kur njerëzit thonë se nuk janë duke bërë blof, duhet t’i marrësh seriozisht.” – tha Borrell për BBC.

Diplomati i BE-së, i cili më parë këmbënguli se ‘kjo luftë do të fitohet në fushën e betejës’, vazhdoi duke thënë se duhet të arrihet një ‘zgjidhje diplomatike’, por që ‘ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës’.