Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria mundet në Izrael, mbetet në fund të renditjes


Shqipëria është mundur nga Izraeli në Tel Aviv, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligën e Kombeve.

Edhe pse pati disa raste të mira, ekipi i drejtuar nga trajneri Reja nuk mundi dot të rezistonte duke u mundur 2-1.

Golat për vendasit u shënuan nga Weissman në minutën e 46-të dhe Baribo në minutën e 92-të, ndërsa kuqezinjtë barazuan përkohësisht në minutën e 88-të të sfidës me anë të Uzunit.

Me humbjen e sotme, Izraeli ka forcuar pozitat në krye të renditjes me 11 pikë ndërsa Shqipëria mbetet e fundit me 1 pikë në llogari.