Universiteti Yeshiva njoftoi se do pezullojë të gjitha aktivitetet e klubit të kampusit në përpjekjen e tij të fundit për t’i rezistuar një vendimi të Gjykatës së Lartë të 14 shtatorit që hoqi një urdhër, që kishte lejuar universitetin në Nju Jork të refuzonte të pranonte një grup LGBT bazuar në bindjet fetare të shkollës.
Ngrirja e përkohshme erdhi përpara festave të rëndësishme hebraike që fillojnë në mbrëmjen e 25 shtatorit, raportoi gazeta e pavarur studentore e shkollës ‘The Commentator’ më 16 shtator, duke cituar një email të universitetit për studentët. I themeluar në vitin 1897, universiteti hebre ortodoks e përshkruan veten në dokumentet e gjykatës si ‘institucioni kryesor botëror i arsimit të lartë bazuar në Tora’.
“Duke marrë parasysh festën e ardhshme Chagim, universiteti do ndalojë të gjitha aktivitetet e klubit universitar, ndërkohë që menjëherë do ndërmarrë hapa për të ndjekur udhërrëfyesin e dhënë nga Gjykata e Lartë e SHBA për të mbrojtur lirinë fetare të Universitetit Yeshiva.” – thuhet në letrën që iu dërgua studentëve përmes një llogarie emaili të universitetit.
Masa erdhi pas vendimit 5 me 4 të Gjykatës së Lartë më 14 shtator, që kundërshtoi t’i lëshonte universitetit hebre lejen për të mos njohur organizatën studentore LGBT në kampus, e njohur si ‘YU Pride Alliance’. Vendimi buronte nga një vendim gjykate i qershorit që urdhëroi Yeshiva të njihte plotësisht grupin, të cilin institucioni fetar e qortoi, duke argumentuar se binte ndesh me mësimet e tij.
Sipas gazetës, letra nuk specifikonte se kush e mori vendimin dhe për sa kohë do të ishte në fuqi pezullimi i aktiviteteve. Pushimet fillojnë me Vitin e Ri hebre më 25 shtator dhe vazhdojnë përmes Simchat Torah më 18 tetor.
Presidenti i universitetit, Rabini Ari Berman, lëshoi një deklaratë më 15 shtator, duke shprehur shpresën e tij për të punuar me komunitetin LGBT duke kërkuar ‘të njëjtën të drejtë të vetëvendosjes’ për të ndjekur misionin e tij fetar pa u detyruar.
“Çdo universitet i bazuar në besim ka të drejtë të punojë me studentët e tij, duke përfshirë studentët e tij LGBTQ, për të krijuar klube, vende dhe hapësira që përshtaten me traditën e tij fetare.” – tha Berman.
“Në të njëjtën kohë, pasi angazhimi ynë dhe dashuria për studentët tanë LGBTQ janë të palëkundura, ne vazhdojmë të zgjasim dorën tonë në ftesën për të punuar së bashku për të krijuar një jetë më gjithëpërfshirëse në kampus në përputhje me vlerat tona të Torahut.” – shtoi presidenti.