Vendosni fjalën kyçe....

Dy ambasadoret Yuri Kim dhe Elsa Hastad kalojnë fundjavën në Vuno: Nga Tropoja në Konispol, mikpritja e shqiptarëve është speciale


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është bashkuar me homologen e saj të Suedisë, Elsa Hastad dhe sëbashku kanë kaluar fundjavën në fshatin piktoresk të Vunoit.

Dy ambasadoret janë takuar edhe me banorë të zonës.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim thotë se u kthye në Vuno pas 1 viti, te familja e Irakliut siç i kishte dhënë fjalën.

“Një vit më parë pata kënaqësinë të pi kafe dhe raki me banorë të Vunoit. Duke kujtuar premtimin tim për t’u kthyer, vizitova përsëri këtë fshat të bukur, këtë herë me miqtë e mi, ambasadoren Elsa Hastad dhe bashkëshortin e saj. U gëzova shumë që gjeta Irakliun dhe banorët e tjerë në sheshin e fshatit. Irakliu na ftoi në shtëpinë e tij për një raki me familjen e tij. Ne e bëmë njëri-tjetrin të buzëqeshim duke i thënë ‘eja’ njëri-tjetrit ndërsa ngjiteshim në anën e malit për në shtëpinë e tij, duke ndaluar për të përshëndetur banorë të tjerë gjatë rrugës.

Faleminderit Irakliut dhe banorëve të tjerë të Vunoit që na hapët derën dhe zemrën tuaj. Pavarësisht se ku në Shqipëri – nga Tropoja në Konispol – mirësia dhe mikpritja e njerëzve është vërtet diçka e veçantë.”– shkruan diplomatja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)