Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Qeveria dështim spektakolar edhe me menaxhimin e ujit, 67% humbet ose vidhet


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediet, ku ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me menaxhimin e sektorit të ujësjellësave dhe kanalizimeve.

Në një konferencë për mediat ai tha se uji që humbet ose vidhet sot është në nivelin 67%, teksa bëri përgjegjës kryeministrin Rama për këtë situatë.

“Të gjithë do të preken nga vendimet e fundit pavarësisht nga demagogjia e qeverisë. Pasojat më të mëdha me të cilat po ndeshen qytetarët nuk kanë të bëjnë thjesht me krizat jashtë nesh, nga të cilat dhe ne ndikohemi, por pasojat e vërteta dhe më të rënda, përfshi edhe vendimin e fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit.

Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi.”- tha Meta.