Portugalia fitoi 0:4 në udhëtim ndaj Çekisë mbrëmë.
Por, një situatë aspak e zakontë i ndodhi trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos
Ai tha se kishte harruar që e kishte Tiago Djalon në bankën rezervë dhe se do e kishte futur në lojë.
“Kam harruar se kisha Tiago Djalo në pankinë, më vjen keq për të. Djalo duhet të hynte në lojë, kam besim të plotë tek ai”, shpjegoi trajneri portugez.
Tiago Djalo është ende në pritje të debutimit në kombëtare. Një tjetër mundësi për të është të martën.