Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje qytetarëve: Ruani sahatet nga patronazhistët se mund t’ju mbifaturojnë


Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë sahatet e tyre dhe t’i ruajnë nga “patronazhistët” që mund t’i mbifaturojnë.

“Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes.

Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh.

E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE-së dhe jo vetëm, në tentativat e tyre për t’i mbifaturuar.”- tha Meta.