Qindra njerëz janë arrestuar nga autoritetet ruse ndërsa protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm” të ri të Rusisë vazhdojnë në të gjithë vendin.
Të paktën kështu ka raportuar grupi për të drejtat e njeriut OVD-Info, sipas të cilit 724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme të shtunën.
Protestat kanë shpërthyer që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të thirrur 300 mijë burra për të luftuar në Ukrainë.
Ndonëse Putin ka theksuar se do të thirren vetëm rezervistë me përvojë, lëvizja e tij ka shkaktuar protesta në shkallë të gjerë në zonat urbane, ku me më shumë se 1 mijë njerëz të arrestuar u raportuan në demonstratat në fillim të kësaj jave.
Несколько сотен жительниц Якутска вышли на акцию против мобилизации.
Они в несколько рядов водили народный хороводный танец осуохай, окружив полицейских в центре, и скандировали «Нет геноциду!» и «Нет войне!»https://t.co/GPZ6XF3MQi
📷: SakhaDay / Telegram pic.twitter.com/XsgGZjio7L— Медиазона (@mediazzzona) September 25, 2022
Në Moskë, agjencia e lajmeve AFP raportoi se ishte dëshmitare kur një protestuese bërtiste “ne nuk jemi mish për top” ndërsa ajo arrestohej nga oficerët.
Dhe në Shën Petersburg, siç citon BBC një burrë u tha gazetarëve: “Unë nuk dua të shkoj në luftë për Putinin”. Shtatëdhjetë vjeçarja Natalya Dubova i tha AFP-së se ajo e kundërshton luftën dhe rrëfeu se kishte “frikë që të rinjtë” do të urdhëroheshin të dilnin në front.