Vendosni fjalën kyçe....

Serbia nuk do njohë referendumin rus në rajonet Donetsk dhe Lugansk në Ukrainë


Në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Lugansk, sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

Kjo do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesat tona kombëtare dhe shtetërore, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”, theksoi Selakoviç në konferencën për shtyp.

I pyetur për planin e bashkëpunimit me Rusinë të nënshkruar në OKB, ai tha se është një çështje teknike e cila është bërë që nga viti 1996. Ai shpjegoi se plani përmban aktivitetet e ardhshme në lidhje me konsultimet në OKB për çështjen e Kosovës, marrëdhëniet bilaterale. dhe aktivitete shumëpalëshe dhe se nuk përfshin politika të sigurisë.

Selakoviç foli për takimet e fundit në Nju Jork, duke thënë se presidenti Aleksandar Vucic diskutoi -për politikë, si dhe çështjet e energjisë me zyrtarët amerikanë, duke përfshirë ndërtimin e paneleve diellore, një hidrocentrali, si dhe ndërlidhjes me gazin me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.